Madhështore: Parakalimi i Ushtrisë së Kosovës në 11 vjetorin e Pavarësisë

Aktuale

Madhështore: Parakalimi i Ushtrisë së Kosovës në 11 vjetorin e Pavarësisë

Më: 17 shkurt 2019 Në ora: 15:16
Parakalimi i ushtrisë së Kosovës

1 vjetori i Pavarësisë së Kosovës ka shënuar edhe herën e parë që Forca e Sigurisë së Kosovës ka parakaluar prej se ka marrë mandatin e ri, atë të Ushtrisë.

Parakalimi i Kuadrateve të njësive të Ushtrisë së Kosovës kanë shënuar ceremoninë qendrore të festimit të 11 vjetorit të shtetësisë së Kosovës. Në këtë manifestim qendror kanë marrë pjesë udhëheqës institucionesh vendore e ndërkombëtare, po ashtu edhe mijëra qytetarë kanë mbushur sheshet e kryeqytetit për të parë parakalimin e Ushtrisë së Kosovës.

Ushtarëve iu ka drejtuar komandanti suprem, Hashim Thaçi, i cili u shpreh se ata janë krenaria e vendit dhe se ata janë dëshmia më e mirë e suksesit të shtetit.   

Presidenti Thaçi deklaroj se sot Kosova ka një Ushtri profesionale, multietnike e cila është e gatshme për të kontribuar për paqe në vend dhe rajon.

Thaçi: Sot kemi një Ushtri profesionale, multietnike

“Vetëm 11 vite më parë kemi filluar së bashku rrugën e konsolidimit të Republikës së pavarur të Kosovës. Para nesh qytetarë të dashur sot kemi një Ushtri profesionale, multietnike, e cila është në shërbim dhe mbrojtje të shtetit më të ri në Evropë dhe në botë, e gatshme për të kontribuar për paqe në rajon, por edhe në botë. E mirëpresim ditën kur ushtarët e Kosovës së bashku me ushtarët e rajonit do të shërbejnë për të ndërtuar paqen në çdo kënd të planetit. Vendimi për themelimin e Ushtrisë së Kosovës ishte i drejtë, legjitim dhe mesazh historik. Ju Ushtria e Kosovës jeni krenaria e shtetit tonë”, u shpreh presidenti Thaçi.

Thaçi u shpreh se paqen ia kanë obligim gjeneratave që do të vijnë, por ai tha se kanë obligim edhe t’ua mësojnë të kaluarën, sakrifica që kanë bërë për të fituar lirinë dhe pavarësinë, projektin kulmor kombëtar luftën e shenjt të UCK-së.

Kreu i shtetit u shpreh se rrugëtimi për ndërtimin e shtetit ka kërkuar mençuri, durim dhe urti, po ashtu sipas tij ka kërkuar edhe që të dinë se kur duhet të marrin vendime strategjike dhe kur duhet të bëjnë kompromise.

Image

Sipas tij, çdo herë kur kanë qenë të bashkuar në Kosovë dhe me partnerët ndërkombëtar, e veçanërisht me ShBA-të dhe Bashkimin Evropian tha se kanë dal fitimtarë.

Në ceremoninë qendrore për shënimin e Pavarësisë, Thaçi ka folur edhe për mundësinë e arritjes së një marrëveshje me shtetin Serb.

Thaçi: Këtë vit duhet të marrim edhe një vendim tjetër strategjik për të ardhmen e vendit tonë

“Këtë vit duhet të marrim edhe një vendim tjetër strategjik për të ardhmen e vendit tonë, duhet të arrijmë marrëveshje paqësore, gjithëpërfshirëse, të përhershme, që nënkupton njohjen reciproke dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB, pra një marrëveshje paqësore me Serbinë. Jo për të harruar të kaluarën, por për të mos lejuar që të përsëriten vuajtjet dhe tragjeditë e kaluara. Për këtë vendim na kërkohet përsëri mençuri, urti dhe unitet për të përmbyllur konsolidimin ndërkombëtarë të shtetit multietnik, demokratik e sovran të Kosovës. Edhe mund të arrijmë marrëveshje paqësore me Serbinë, por një gjë duhet kuptuar, kurrë nuk do të harrojmë spastrimin etnik, gjenocidin e Serbisë në Kosovë, 13 mijë e 500 civil shqiptarë të vrarë, 400 masakra dhe rreth 20 mijë gra të dhunuara nga shteti i Serbisë. Për fat të keq ende nuk e kanë marr ndëshkimin e merituar as nga drejtësia që ka qenë e instaluar në Kosovë, as nga EULEX-i e as nga Tribunali i Hagës, por herët a vonë drejtësia do të ngadhënjejë dhe gjenocidi i Serbisë i kryer në Kosovë do të ndëshkohet”, tha ai.

Image

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka thënë se në rrugëtimin e suksesshëm për shtetësi është edhe një faktor tjetër i pazëvendësueshëm, e që sipas tij është partneriteti me bashkësinë ndërkombëtare, e në radhë të parë Thaçi përmendi ShBA-të, pastaj Bashkimin Evropian, shtetet e Evropës  dhe NATO-n.

Sipas tij, ky partneritet është i bazuar mbi vlera dhe parime të përbashkëta, me besimin në të drejtën për liri.

Thaçi: Për Kosovën mbetet thelbësore që të ruajmë dhe kultivojmë partneritetin me aleatët tanë

“Edhe nëse vendimet ndonjëherë janë dukur të vështira e të rënda në fillim, historia ka treguar se kanë qenë vendime më të mira, më të duhura për kohën dhe rrethanat. Për Kosovën mbetet thelbësore që të ruajmë dhe kultivojmë partneritetin me aleatët tanë. Sukseset e Kosovës, ndërtimi i Ushtrisë, ndërtimi i shtetit janë sukses i yni i përbashkët, për këtë do të jemi përherë mirënjohës”, tha ai.

Në përvjetorin e 11 të shtetësisë së Kosovës, Thaçi ka thënë se kujtojnë me respektin më të madh sakrificën sublime të familjes Jashari, përpjekjet për pavarësi të ish-presidentit Ibrahim Rugova, e të gjithë atyre që kanë rënë për lirinë e Kosovës. Presidenti u shpreh se çlirimi dhe pavarësia e Kosovës janë merita e çdo qytetari të Kosovës.

Në ceremoninë qendrore të shënimit të 11 vjetorit të pavarësisë së Kosovës morën pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ambasadori i ShBA-ve në Kosovë Philip Kosnett, ai i Mbretërisë së Bahskuar Ruairi O’Connell. Po ashtu, pjesëmarrës ishte edhe ish ambasadori Ëilliam Volker e përfaqësues të tjerë institucionesh vendore e ndërkombëtare.

Në nderim të 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhje solemne. Edhe Kuvendi i Kosovës ka mbajtur seancë solemne për 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, si dhe aktivitete të shumta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat