Ia numëron një nga një Thaçit: Njeriu që ka lëshuar komunikata për likuidim të shqiptarëve, kërcënuesi i Rugovës

Aktuale

Ia numëron një nga një Thaçit: Njeriu që ka lëshuar komunikata për likuidim të shqiptarëve, kërcënuesi i Rugovës

Nga: N.H Më: 17 shkurt 2019 Në ora: 16:25
Hashim Thaçi

Njohësi i zhvillimeve politike në vend, Haki Abazi, ia ka numëruar kreut të shtetit një nga një të bëmat e tij përgjatë këtyre viteve.

Ai ka drejtuar gishtin te presidenti Thaçi për lëshimin e komunikatave për likuidim të shqiptarëve, njeriu që ka premtuar liberalizimin e vizave që 15 vite, binomi që ka prishur secilin koalicion qeveritar.

“Njeriut që pas 20 vite ju kujtuan masakrat, të humburit e të dhunuarat. Në ditën e pavarësisë kërkon përkrahje për kompromisin e radhës dhe manipulon me emrin e Jasharëve”, ka shkruar Abazi ndër tjerash.

Ja postimi i tij:

Ne diten e pavaresise kerkese per unitet per te tradhetuar vendin- Komunikata 59

Njeriu qe ka prishur unitetin, ka leshuar komunikata per likuidim te Shqiptareve, i akuzuar per vrasjet dhe urdherimet e vrasjeve te njerezve me te mire te kombit, kerncuesi i presidentit Rugova, ai qe refuzoi qe presidenti te varroset me nderime presidenciale, njeriu qe ka shitur pasurine e Kosoves, ka tradhetuar shoket e tij, njeriu qe eshte fjatori kryesore i prishjes se mardhenjeve me miqet kryesore, njeriu qe ka premtuar liberalizimin e vizave qe 15 vite, binomi qe ka prishur secilin koalicion qeveritar, njeriu qe ka perdorur njesite speciale per te shtypur demostruesit dhe oponentet poltike, njeriu qe ka ndare diasporen dhe edhe sot mbledhe takse nga diaspora- sot po kerkon bashkim, bashkimin per te tradhetuar interesin e Kosoves. Njeriut qe pas 20 vite ju kujtuan masakrat, te humburit e te dhunuarat. Ne diten e pavaresise kerkon perkrahje per kompromisin e radhes dhe manipulon me emrin e Jashareve.

Nuk ka bashkim me ata qe perqane, po shkelin kushtetuten dhe tradhetuan interesin e vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat