11 fakte që nuk i keni ditur rreth Pavarësisë së Kosovës

Aktuale

11 fakte që nuk i keni ditur rreth Pavarësisë së Kosovës

Më: 17 shkurt 2019 Në ora: 19:23
17 shkurti i vitit 2008 kishte qenë një ndër ditët më të ftohta të vitit, mirëpo kjo nuk i kishte ndaluar qytetarët të dalin dhe të festojnë.

Me rastin e 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ju sjellim 11 fakte rreth ditës historike të 17 shkurtit 2008.

17 shkurti i vitit 2008 kishte qenë një ndër ditët më të ftohta të vitit, mirëpo kjo nuk i kishte ndaluar qytetarët të dalin dhe të festojnë.

Me rastin e 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ju sjellim 11 fakte rreth ditës historike të 17 shkurtit 2008.

-Pavarësia e Kosovës është shpallur me datën 17 shkurt 2008, në orën 15:39 minuta.

-Dizajnues i flamurit dhe i stemës së Kosovës: Muhamer Ibrahimi.

-Të parët që nënshkruan deklaratën e pavarësisë së Kosovës, ishin: presidenti Fatmir Sejdiu, kryetari i kuvendit, Jakup Krasniqi, si dhe kryeministri i vendit, Hashim Thaçi.

-Shtetet e para që njohën Kosovën si shtet pas shpalljes së pavarësisë ishin: Afganistani, Kosta Rika, SHBA, Franca, Shqipëria, Turqia, Britania e Madhe etj.

-Pergamena e vjetër 200 vjeçare në të cilën është nënshkruar deklarata e pavarësisë së Kosovës, gjendet në zyrën e kryetarit të Kuvendit.

-Përveç pergamenës, aty gjenden edhe lapsi me të cilin vënë nënshkrimet, listat e nënshkrimeve të deputetëve pjesëmarrës ë seancë, si dhe flamuri i vendosur në seancën e shpalljes së pavarësisë.

-Muzeu i Londrës ishte ai që ia fali Kosovës pergamenën për shpalljen e pavarësisë!

-Flamujt e parë të Republikës së Kosovës ishin shtypur në Turqi.

-Himni i Kosovës, i kompozuar nga kompozitori Mendi Mengjiqi, për herë të parë ishte intonuar në seancën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

-Yjet e bardhë në flamurin e Kosovës simbolizojnë komunitetet e ndryshme që jetojnë në Kosovë, harta e verdhë simbolizon pasurinë e Kosovës, ndërsa ngjyra e kaltër simbolizon Evropën.

-Prezentë gjatë seancës së shpalljes së pavarësisë të Kosovës, me transmetime direkte kishin qenë edhe mediet më të njohura botërore si: CNN, BBC etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat