Beogradi refuzoi kërkesën e Trumpit, publicisti: Ja pse serbët po i luten zotit të mos vazhdojë dialogu

Aktuale

Beogradi refuzoi kërkesën e Trumpit, publicisti: Ja pse serbët po i luten zotit të mos vazhdojë dialogu

Nga: A.ZH Më: 17 shkurt 2019 Në ora: 21:12
Donald Trump, Aleksandar Vuçiq

Mediat serbe, sot kanë raportuar se Beogradi ka refuzuar propozimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të njohur Pavarësinë e Kosovës.

Sipas tyre, SHBA po e kurthon Serbinë që ta njohë Kosovën, derisa presidentin Donald Trump e kanë quajtur hipokrit, për shkak të kërkesës së tij për njohjen e Kosovës.

E duke komentuar në lidhje me këtë, publicisti Xhemal Ahmeti ka thënë se Serbia nuk do ta njoh Kosovës, as me heqjen e taksës.

Ai ka theksuar se situata aktuale është si në Rambuje, përcjell Bota sot.

Sipas Ahmetit, serbët po i luten Zotit që të mos vazhdojë dialogu për të bindur botën, ashtu  siç e bindëm ne gjatë Rambujesë.

“Për këtë arsye mos u bëni shkurtpamës; Serbia s'donë të njohë me apo pa taksë. Si në Rambuje është situata. Taktikë amigos këmbëngulja në njohje e afat ka rëndësi. Ata i luten zotit mos vazhdojë dialogu sa me gjatë për te bindur botën, ashtu siç e bindëm ne gjatë Rambujesë - Vuçiç e ka pranuar vetë se do bëjë si kosovarët e viteve të 90 – ta”, ka shkruar Ahmeti në një postim në Facebook./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat