Pasi Haradinaj paralajmëroi për 3 mijë agjentët rus në Serbi, reagon Krasniqi: Jemi të rrezikuar nga këta agjentë

Aktuale

Pasi Haradinaj paralajmëroi për 3 mijë agjentët rus në Serbi, reagon Krasniqi: Jemi të rrezikuar nga këta agjentë

Nga: N.H Më: 17 shkurt 2019 Në ora: 22:57
Ramush Haradinaj

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka deklaruar se Kosova po përballet nga një agjendë agresive nga rusët, ata aktivitetin e tyre po e ushtrojnë përmes disa organizatave humanitare në Serbi.

Haradinaj ka thënë se 3000 mijë monitorues rusë janë në Serbi, ku e quajnë vetën humanitarë, por ata shumica prej tyre janë të vërtetë anëtarë të shërbimeve të sigurisë ruse.

Duke e komentuar deklaratën e Haradinajt, analisti Faik Krasniqi ka thënë se më të rrezikshëm janë agjentët pro ruso-serb në Kosovë e Shqipëri, që punojnë ditë e natë kundër interesave të kombit shqiptar.

Ja postimi i tij:

Kryeminister Haradinaj, me te rrezikshem jane agjentet pro ruso-serb ne Kosove e Shqiperi, qe punojne dite e nate kunder interesave te kombit shqiptar. Ata i ke ne Institucione. Me shume prej tyre je ne Qeveri. E ke edhe Presidencen. Prandaj, me shume jemi te rrezikuar nga keta agjente shqiptare, se agjentet ruse te stacionuar ne Serbi. Ka thene ai i mocmi: qeni i keq ta sjell ujkun ne torishte!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat