William Walker në Kosovë, ja kë do të vizitojë nesër

Aktuale

William Walker në Kosovë, ja kë do të vizitojë nesër

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 00:36
William Walker

Miku i madh i shqiptarëve e diplomati amerikan, William Walker, si në çdo përvjetor të shtetit të Kosovës edhe këtë vit ka ardhur për ta festuar 11-vjetorin e pavarësisë.

Ai sot është parë duke festuar në mesin e qytetarëve.

Gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, Walker do të përfundojë edhe disa vizita të tjera.

Sipas burimeve, ditën e nesërme Walker do të vizitojë zjarrfikësit e Kosovës.

Arsyeja e vizitës, sipas burimeve është vetëm mbështetja e Walker-it ndaj kontributit që zjarrfikësit kanë dhënë për sigurinë e qytetarëve deri më sot.

Vizita do të bëhet në ora 10:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat