Adriatik Kelmendi, Vetëvendosjes: Duroni, se e tepruat!

Aktuale

Adriatik Kelmendi, Vetëvendosjes: Duroni, se e tepruat!

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 07:37
Adriatik Kelmendi

Gazetari dhe publicisti i njohur, Adriatik Kelmendi, përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka kritikuar veprimet e partisë opozitare të Lëvizjes Vetvendosje.

Kelmendi, përmes njoftimit në Facebook, ka thënë se Vetvendosja e ka tepruar kësaj radhë me mos hyrjen në seancë gjatë himnit të Kosovës.

“Të paktën durojeni himnin e Kosovës”, ka shkruar ndër të tjerash Kelmendi.

Statusi i plotë pa ndërhyrje:

O “Vetëvendosje!”, derisa eventualisht të vini në pushtet dhe eventualisht ta keni shumicën e nevojshme për të bërë ndryshime, së paku durojeni himnin e Republikës së Kosovës.

Shtetësia megjithatë duhet të jetë mbi qejfet dhe shijet muzikore të partive politike.

Edhe LDK-ja sigurisht do të donte që “Kur ka rënë kushtrimi në Kosovë” të ishte himn i shtetit, por po e respekton këtë zyrtarin. S’mund të pretendohet të udhëhiqet një shtet dhe të fyhen ndjenjat e qytetarëve të atij shteti në ditën më të madhe të tyre. E tepruar më!

Më mirë të mos shkohet fare në seancën solemne të 17 Shkurtit, se sa të mos respektohet protokolli i saj. Ka në atë seancë edhe mysafirë që kanë shtete e himne krejt të tjera, por e respektojnë himnin zyrtar të Kosovës dhe solemnitetin e kësaj dite të madhe.

17 Shkurti është festë! Zhgënjyese t’i lihet shije e hidhur festës dhe, aq më keq, të lehet hapësirë që edhe dashakëqinjtë e shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën t’i interpretojnë në mënyra që atyre iu konvenojnë këto lajthitje të panevojshme!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat