Vizitë e senatorëve të SHBA-ve në FSK: Kosova, partner i rëndësishëm për SHBA-të dhe NATO-n

Aktuale

Vizitë e senatorëve të SHBA-ve në FSK: Kosova, partner i rëndësishëm për SHBA-të dhe NATO-n

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 10:16
Pamje nga vizita

“Në takim komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama i njoftoi senatorët, për aktivitetet e zhvilluara në kuadër të partneritetin tonë me SHBA-të, rëndësinë që ka për neve ky partneritet dhe në veçanti për Programin e Partneritetit Shtetëror me IOWA-në, bashkëpunimi me Ekipin Ndërlidhës Këshillues të NATO-s (NALT) që është i atashuar në Ministri dhe Forcë si dhe bashkëpunimin e mirë me KFOR-in. Po ashtu gjeneral Rama i njoftoi mysafirët e lartë nga SHBA-të edhe me detyrat dhe planet që e presin FSK-në, me mision të ri – mision ushtarak, në ngritjen e strukturës dhe kapaciteteve operacionale, duke bashkëpunuar ngushtë me SHBA-të, me partnerët tjerë strategjik, NATO-n dhe vendet aleate”, thuhet në njoftimin për media.

Kryesuesi i delegacionit të senatorëve nga SHBA-të, senatori James M. Inhofe ndër të tjera u shpreh se: “Jam i nderuar ta udhëheqi delegacionin nga Kongresi amerikan, në Kosovë. Kosova është një partner i rëndësishëm për Shtetet e Bashkuara dhe për NATO-n, pasi që punojmë së bashku në ndalimin e rritjes së agresionit Rus në rajon”.

Në takim ishin të pranishëm edhe gjeneral major Gëzim Hazrolli, gjeneral brigade Enver Cikaqi dhe kolonel Jeton Dreshaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat