Haradinaj: Të bekuar që kemi ndërtuar miqësi me amerikanët

Aktuale

Haradinaj: Të bekuar që kemi ndërtuar miqësi me amerikanët

Nga: Z.B Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 10:25
Foto nga takimi

Kryeministri I Kosovës Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se është takuar me miqtë e tij të çmuar, delegacionin e senatorëve dhe kongresistëve amerikanë, përcjell “Bota sot”.

Ai ka shkruar se, jemi të bekuar me lidhjet e përhershme unike, që kemi ndërtuar me miqtë amerikanë, bazuar në vlerat më të larta njerëzore. Zoti i bekoftë dy popujt tanë!

Postimi i plotë:

Një mëngjes i shtruar sot për miqtë e mi të çmuar, delegacionin e senatorëve dhe kongresistëve amerikanë, me praninë edhe të shumë personaliteteve nga Shqiperia, Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Kroacia. Jemi të bekuar me lidhjet e përhershme unike, që kemi ndërtuar me miqtë amerikanë, bazuar në vlerat më të larta njerëzore. Zoti i bekoftë dy popujt tanë!RH
 

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat