Mediat serbe: Amerika zemërohet me Prishtinën, këto janë dënimet e reja për Kosovën nëse nuk hiqet taksa

Aktuale

Mediat serbe: Amerika zemërohet me Prishtinën, këto janë dënimet e reja për Kosovën nëse nuk hiqet taksa

Nga: F.B Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 10:41
Ilustrim

Amerika u zemërua me Prishtinën për shkak të refuzimit të kryeministrit Ramush Haradinaj që të heq taksat ndaj mallrave serbe, për çka kanë dërguar letër dhe kanë insistuar në heqjen e tyre, po kjo nuk ka ndodhur. Çka më tutje? Pikërisht këtë pyetje e shtrojnë shumë, që çështja e taksave tashmë i mundon, shkruan “Blic”, transmeton “Bota sot”.

Shtrohet pyetja a ka Amerika mekanizmat që të detyroj Prishtinën dhe Haradinajn të hiqen taksat, sipas “Blic”, ShBA pas refuzimit është duke përgatitur hapa ekstrem që do godasin direkt në liderët politikë dhe projektet e tyre.

Burime të gazetës nga Prishtina ka thënë se Amerika nuk dëshiron që masat e saj eventuale ndaj liderëve të godasin qytetarët, prandaj ajo mund të orientohet në mbështetje e ushtrisë, armatimit, mjetet në ndërtimin e institucioneve, mos lejimin e udhëtimit etj.

ShBA kërkojnë të debllokohet dialogu, por jo me sanksione të goditet popullata prandaj janë të mundshme masat në ato që u tha më lartë dhe ndalesat e vizave për liderët, me çka është përballur tashmë kryeministri Haradinaj të cilit iu ka refuzuar viza për ShBA.

Për shkak të mos largimit të taksave në adresën e liderëve të Kosovës (Ramush Haradinaj, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli) është dërguar letra kërcënuese ku nuk fshehët mos kënaqësia me hapat dhe refuzimin e Prishtinës.

Ata janë befasuar se pas gjithë asaj që është bërë së bashku në Kosovë, pak vlerësohet miqësia dhe injorohen këshillat është thënë në letër. ShBA edhe më tutje janë të gatshme të mbështesin Kosovën në arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizimin e raporteve me Serbinë që në qendër ka njohjen e ndërsjellë dhe do ishte e dobishme për dy palët. Në 20 vitet e fundit kjo ishte e pamundur, ndonëse edhe tash ka vështirësi, por duhet tejkalohet dhe të mendohet e ardhmja, ku po ashtu është potencua hapi i parë, tërheqja e taksave, ndërkohë nëse kjo nuk bëhet do vlerësohet mbështetja në formën e bashkëpunimit rreth sigurisë me Prishtinën.

Amerika nuk do të tregoj menjëherë armët më të rënda

Analistja politike dhe drejtoresha e Qendrës së Studimeve Evropiane, Jelena Miliç, para së gjithave Kosova për ShBA është vend i pavarur, dhe nuk do të "ndërmarr menjëherë diçka me armët e rënda" që të ndikoj në largimin e tarifave.

“Refuzimi i udhëtimit në shënimin e Pavarësisë së Kosovës së komandantit të Gardës Kombëtare të Ajovës gjeneral-majorit Timoti Ora, është një porosi e madhe” ka thënë Jelena Miliç.

Ajo shton se refuzimi i kërkesës së vizës së Haradinajt duke ia tërheq mikpritjen në Amerikë, sikurse edhe letra e ashpër që Prishtina ka marr nga administrata amerikane për taksat “shikohet si veprim i ngutshëm dhe frustruar pas mos pranimit në Interpol dhe ajo është bërë si arsyetim para trupit votues”.

Miliç tërheq vërejtjen se në raportet e Kosovës dhe Amerikës, qëndrimet diplomatike nisin në fakte ato pastaj mund të ndryshojnë edhe qëndrimet.

“Republika e Serbisë e ka kuptuar më mirë se Prishtina, sepse nuk ka mjete me të cilat mund të kthej, përveç durimit dhe dëshmimit si partner i besueshëm dhe se Kosova nuk është e tillë”, tha ajo.

Goditja në xhep

Pasojat e ndalesave zyrtare në bashkëpunim ndërmjet ShBA-së dhe Kosovës është se zyrtarëve dhe shërbyesve të saj iu ka kufizuar trajnimet profesionale, ngritja e tyre, ushtrimet e përbashkëta që financohen nga administrata amerikane dhe kjo ndikon direkt në xhepin e tyre.

Qasja që ka përzgjedh Amerika në këtë situatë është ndalimi i investimeve në ndërtimin demokratik të institucioneve në Prishtinë.

Në pyetjen nëse ShBA do ndërmarr diçka konkrete dhe hapa të qartë ndaj Prishtinës , Miliç shprehet: “ShBA ka sfidat e saj me të cilat përballet. Pikërisht tash Merkel kritikoi Trampin në konferencën e sigurisë në Mynhen. Kjo që kemi parë, vizat, letra nuk është gjë e vogël, Nëse Prishtina ka dike të mençur, duhet të ju jetë e qartë, Ku është kritika dhe analistët në Prishtinë që të potencojnë këtë”.

Miliç përfundon se Hashim Thaçi është i vetmuar në përpjekjet që të bind tjerët se Kosova duhet të përmbush pritjet e presidentit amerikan Tramp. Po ashtu ajo pret që ata të kuptojnë nevojën e kompromisit, një lloj ndarje që do i konvenonte edhe Prishtinës edhe Beogradit.

"Kanë mekanizma por nuk kanë interes"

Analisti politik Dushan Janjiç ka thënë se Amerika kërkon suspendimin e taksës dhe jo heqjen, ato do duhet të ndaloheshin në 45, pastaj 120 ditë dhe pastaj ndalimi i plotë i tyre.

“Amerikanët janë sjell në situatë që të ndërmarrin masa të njëanshme në dobi të Serbisë, ndërsa ata këtë nuk e duan sepse janë krijues të Kosovës”, ka thënë Janjiç.

Sipas tij në përgjithësi Amerika ka një plan të gjerë dhe mund të detyroj Kosovën që të tërheq taksën.” ShBA ka mekanizma, por nuk ka vullnet që të prej gjërat. Është një presion i ashpër i Amerikës ndaj Kosovës, por nuk ka vendosmëri” ka thënë Janjiç.

Skot: Duhet të fokusohemi në tërheqjen e taksave

Ambasadori amerikan ën Beograd Kajl Skot, i pyetur rreth hapave pasues të administratës amerikane ka thënë: “Nuk është mirë të spekulohet me hapat potencial që mundet ShBA do të ndërmarr ose jo”, por mund të thotë se do të vazhdojnë përpjekjet që taksat të hiqen dhe të kthehemi në tavolinën e bisedimeve.

Ka edhe opsione tjera që mund të aplikohen, pro më e rëndësishme është që të bëjmë përpjekje në anët pozitive si është tërheqja e taksës, kthimi në dialog, rregullimi i dialogut në ndërmjetësim të BE-së dhe arritja e marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizim të raporteve që është qëllimi ynë. Në këtë mënyrë ndërtohet dhe forcohet regjioni i Ballkanit dhe kjo është në interes të Kosovës, Serbisë dhe ShBA-ve tha ai.

“Pas mos pranimit të kërkesës sonë për suspendim të taksës, kemi ndërmarr masta që të tregojmë shqetësimin tonë, duke përfshirë masën që ndërlidhet e partneritetin në siguri. Për fillim u shty vizita e gjeneralit Ora nga Garda amerikane e Ajovës. Por me kujdes jemi ka shikojmë edhe format tjera të bashkëpunimit dhe ato do të ngushtohen ",ka shkruar në letër.

“Ka shumë opsione po ne do për qëndrojmë në anën pozitive që do hapin rrugën në realizimin e qëllimit tonë, që do ndikoj në stabilitetin dhe forcimin e të gjithë rajonit”, ka thënë Skot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat