Ramadani, bënë homazheve tek varri i ushtarit të panjohur në Francë

Aktuale

Ramadani, bënë homazheve tek varri i ushtarit të panjohur në Francë

Nga: Z.B Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 10:50
Foto nga vendi i ngjarjes

Zëvendësministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Burim Ramadani, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se, bashkë me ambasadorin nga Kosova në Francë, Qëndrim Gashi, bënë homazhe tek varri i ushtarit të panjohur në Paris të Francës përcjell “Bota sot”.

Ai ka shkruar se, ceremonia zyrtare e homazheve tek varri i ushtarit të panjohur  është zhvilluar sipas protokollit, më të lartë, nën tingujt e himnit të Kosovës dhe të himnit të Francës.

Postimi i plotë:

Në ceremoninë e "Ravivage de la Flamme" për të rënët për liri, në Paris

Së bashku me Ambasadorin e Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi, zhvilluam homazhe tek varri i ushtarit të panjohur në Paris të Francës, tek Harku i Triumfit.
Ceremonia zyrtare e homazheve tek varri i ushtarit të panjohur është zhvilluar sipas protokollit më të lartë, nën tingujt e himnit të Kosovës dhe himnit të Francës, ndërsa të pranishëm kanë qenë ish-ushtarakë të lartë francezë dhe një numër i madh i qytetarëve që kanë përcjellë ceremoninë.

Kujtimi për të gjithë që dhanë jetën për lirinë është besim në vlerën universale të lirisë.

#11vjetshtet
#Kosova
#Franca

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat