Lista Serbe i reagon Agim Bahtirit: Ëndrrat mund të bëhen ankth

Aktuale

Lista Serbe i reagon Agim Bahtirit: Ëndrrat mund të bëhen ankth

Nga: F.B Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 15:22
Agim Bahtiri

Pas provokimit të kryetarit të Mitrovicës Agim Bahtirit është deklaruar kryetari i komunës së Leposaviqit Zoran Todiq duke thënë se përpjekjet që të ngritën tensionet nuk duhet të tolerohen, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota sot”.

Duke dënuar si thuhet në shkrim provokimin më të ri të kryetarit të Mitrovicës jugore Agim Bahtiri, që gjatë një vizite në Bistricë të Shalës në komunën e Leposaviqit ka paralajmëruar aneksimin e këtyre fshatrave të veriut të Kosovës, Lista Serbe ka lëshuar një kumtesës në të cilën dënohet kjo deklaratë dhe provokim i Bahtirit që nxit shqetësim tek qytetarët.

Në të vërtetë në kumtesën për opinion që është nënshkruar nga kryetari i komunës së Leposaviqit, Zoran Todi thuhet se përpjekjet për ngritje të tensioneve dhe rrezikimit të paqes nuk duhet të tolerohen, ndërsa forcat shumëkombëshe dhe EULEX duhet të dënojnë këtë, duke dërguar porosi të qartë se hapat e njëanshëm nuk duhet të jenë mënyrë e zgjidhjes së problemeve.

“Populli serb dhe ne si përfaqësues të tij duam që përmes dialogut dhe marrëveshjes të arrihet tek zgjidhja që do thotë paqe dhe jetë më e mirë për të gjithë qytetarët, por kërcënimet e këtilla dhe provokimet i marrim si serioze, duke ftuar qytetarët që të jenë të përmbajtur dhe mos të reagojnë në ato”, ka thënë Todiq duke shtuar se është i qartë synimi i shqiptarëve që bisedimet për çështje të hapura të barten në rrugë dhe fshatra të veriut të Kosovës por kjo nuk kalon, sepse populli serb është në vendin dhe pronën e vetë dhe në dy dekada ka dëshmuar se nuk ka synim të kërcënoj dike apo të largohet.

“Pas paralajmërimit për aneksim të veriut të Mitrovicës, është e qartë se Bahtirit i janë rritur apetitet dhe ka pretendime territoriale në komunat tjera të veriut, por për ato plane mundet vetëm të ëndërroj. E ftoj që mos të luaj, as me deklarata, as me ëndrra, që mos të i bëhen ankth”, ka thënë Todiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat