Krasniqi tregon arsyen pse qytetarët e Kosovës po i paguajnë shtrenjtë pisllëqet e liderëve

Aktuale

Krasniqi tregon arsyen pse qytetarët e Kosovës po i paguajnë shtrenjtë pisllëqet e liderëve

Nga: N.H Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 18:27
Krerët e vendit

Analisti politik, Faik Krasniqi, ka bërë një koment rreth zhvillimeve të fundit në vend, shkruan “Bota sot”.

Krasniqi konsideron se historikisht, bashkësisë ndërkombëtare i kanë pëlqyer dhe mbështetur liderët me dosje, që pastaj të njëjtit i ka hedhur në kosh te plehrave

Sipas tij, e njëjta gjë do ndodhë edhe me liderët tanë me dosje dhe të shantazhuar, për të cilët, siç shprehet ai, qytetarët po i paguajnë shtrenjte pisllëqet e tyre.

Ja postimi i tij:

Historikisht, Bashkësia Ndërkombëtare i ka pelqyer dhe mbeshtetur lideret me dosje. Pastaj, kur kane kryer misionet per qarqet e caktuara nderkombetare, te njejtit i kane hedhur ne kosh te plehrave.

E njejta gje do ndodh edhe me lideret tane me dosje dhe te shantazhuar. Por, shteti dhe ne qytetaret jemi ata qe kemi paguar shtrenjte dhe do paguajme per pislleqet e tyre!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat