“Hiqe telefonin o Sllobo” – Kritika dhe fyerje për sjelljen prej kapadaiu të Edi Ramës në Prishtinë

Aktuale

“Hiqe telefonin o Sllobo” – Kritika dhe fyerje për sjelljen prej kapadaiu të Edi Ramës në Prishtinë

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 19:33
Edi Rama

Sjellja e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, gjatë ceremonisë së ditës së djeshme, për nder të 11 vjetorit të pavarësisë se Kosovës, ka marrë kritika edhe nga ana e përdoruesve në rrjete sociale.

Teksa, Rama, vazhdimisht fliste në telefon, duke i injoruar komplet krerët e institucioneve të Kosovës, disa qytetarë filluan që ta ofendojnë në rrjete sociale.

“Hiqe dorën nga xhepi dhe telefonin nga veshi, se nuk je në kazino”, “Po hiqe telefonin o Sllobo”, janë vetëm disa nga komentet fyese ndaj kryeministrit Edi Rama.

Derisa pritej të fillonte ceremonia për nder të 11 vjetorin të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, në skenën e improvizuar u afrua kreu i Kuvendit, Kadri Veseli.

Image

Me të arritur aty, Veseli tenton që t’i flas kryeministrit shqiptar, por që ai filloi që ta injorojë.

Gjatë tërë kohës, Rama, vazhdonte që të fliste në telefon dhe duke mos u marrë fare me krerët e institucioneve vendore.

Njëjtë ndodhi edhe në momentin kur aty erdhi presidenti Hashim Thaçi, zv.kryeministri Fatmir Limaj dhe shumë udhëheqës tjerë të institucioneve të Kosovës.

Kryeministri i Shqipërisë, Rama, njërën dorë e kishte future në xhep, ndërsa me tjetrën vazhdonte që të fliste në telefon pa ndërprerë.

Njëjtë ndodhi edhe në momentin kur aty erdhi presidenti Hashim Thaçi, zv.kryeministri Fatmir Limaj dhe shumë udhëhehqës të institucioneve të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat