Kujtim Shala kandidat për Kryeministër nga LDK?

Aktuale

Kujtim Shala kandidat për Kryeministër nga LDK?

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 20:58
Kujtim Shala

Anëtari i kryesisë së LDK-së Kujtim Shala, ka shprehur hapur pretendimet për të kandiduar për postin e Kryeministrit të vendit, në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Ndonëse zyrtarisht LDK nuk ka nominuar askënd deri më tani për kandidat për Kryeministër, ish-ministri i kulturës në qeverinë e kaluar është deklaruar i gatshëm t’i sfidojë kundërkandidatët tjerë në zgjedhje.

Shala ka përkrahur një sondazh të realizuar nga një faqe fantome në rrjetin shoqëror “Facebook” e cila ka nxjerrur si rival të tij për pozitën e kryeministrit liderin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtin.

Përveç dhjetërave apo qindrave komenteve, Shala ka marrë mbështetje për të kandiduar për kryeministër nga radhët e LDK-së edhe nga një ish-deputet i kësaj partie. Fjala është për Salih Morinën, i cili nuk arriti të zë karrigën e deputetit në zgjedhjet e fundit.

Image

Megjithë përafërimet në qëndrime ndërmjet LDK-së dhe VV-së, Shala ka dhënë indikacione se në zgjedhje nuk do të ketë bashkim të forcave politike ndërmjet këtyre dy subjekteve politike./Blic

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat