Sejdiu analizon platformën shtetërore për dialogun me Serbinë

Aktuale

Sejdiu analizon platformën shtetërore për dialogun me Serbinë

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 00:59
Dardan Sejdiu

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialdemokrate, Dardan Sejdiu, ka analizuar platformën shtetërore për dialogun me Serbinë.

Sejdiu ka shpjeguar në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, përmbajtjen e platformës, e cila i është dorëzuar kryeparlamentarit Kadri Veseli, ditë më parë, nga dy bashkëkryesuesit e ekipit të delegacionit shtetëror të Kosovës për dialog me Serbinë, Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj.

Ai ka theksuar se kjo platformë përjashton bisedime me Serbinë për territore.

Sejdiu ka shprehur skepticizmin e tij se Serbia është e gatshme për marrëveshje me Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat