Pacolli fton për takim urgjent të gjithë udhëheqësit politikë të Kosovës - Bota Sot
Pacolli fton për takim urgjent të gjithë udhëheqësit politikë të Kosovës

Aktuale

Pacolli fton për takim urgjent të gjithë udhëheqësit politikë të Kosovës

Nga: Z.B Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 12:46
Behgjet Pacolli

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe njëherë Ministër i Jashtëm, Behgjet Pacolli, përmes një postimi në rrjetin social Facebok, ka kërkuar të mbahet një mbledhje urgjente e të gjithë udhëheqësve politikë të Kosovës me miqtë të SHBA-ve dhe të perëndimit për të kordinuar veprimet e Kosovës.

Pacolli përmes këtij  postimi ka thënë se, Kosova duhet të gjej një zgjidhje të duhur që të respektoj çdo kërkesë të Amerikës.

Ai gjithashtu ka shkruar se, ftoj për një takim të përbashkët, urgjente të gjithë udhëheqësve politikë të Kosovës me miqtë tanë të SHBA-ve dhe të perëndimit për të kordinuar veprimet tona, cilat do qofshin ato por që shkojnë në interesin e miqësisë më aleatet tonë përendimor dhe në interesin kombëtar.

Postimi i plotë:

Miqësitë, mes njerëzve, por dhe ato mes shteteve, kanë nevojë për veprime të përditshme, që të mbijetojnë dhe të jenë afatgjata, ashtu si një pemë qe ka nevojë për ujitje çdo ditë, përndryshe thahet.

Ne, popull i Kosovës, duhet të jemi mirënjohës që SHBA-të, gjithmonë e kanë potencuar e sidomos ditët e fundit, miqësinë me ne.

Me letrat e Presidentit Trump drejtuar presidentit Thaçi apo dhe me letrat e tre institucioneve kryesore të SHBA-ve është vërtetuar qart se ShBA e don përkryerjen e shtetndërtimit të Kosovës. Kjo përfshirje e SHBA-ve që dëshiron forcimin tonë, integrimin tonë, njohjen tonë prej Serbisë, është një bekim për ne!

Kjo duhët të kuptohet posaçërisht dhe të mbahet parasysh!!!

Nga ana tjetër, ne nuk jemi qendër e botës dhe as kemi për të qenë ndonjëherë, ndaj duhet ta vlerësojmë lart këtë pozicionim të radhës nga SHBA-të në favorin tonë.

Ne duhet të gjejmë zgjidhjen e duhur, që të respektojmë çdo kërkesë të miqve tanë e që janë në interesin tonë.

Ne, gjithë institucionet tona duhet të flasim me një zë si na kërkoi Presidenti Trump.

Këto letra brenda një kohe kaq të shkurtër, mesazhet e tyre në përputhshmëri me njeri tjetrin, janë rast që ne të forcohemi mes vete dhe jo të ndahemi !

Ndaj unë ftoj për një takim të përbashkët, urgjente të gjithë udhëheqësve politikë të Kosovës me miqtë tanë të SHBA-ve dhe të perëndimit për të kordinuar veprimet tona, cilat do qofshin ato por që shkojnë në interesin e miqësisë më aleatet tonë përendimor dhe në interesin kombëtar.

Koha nuk pret, është momenti i vendimeve të mëdha !

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...