Vuçiq paralajmëron përkeqësim të situatës nëse nuk hiqet taksa

Aktuale

Vuçiq paralajmëron përkeqësim të situatës nëse nuk hiqet taksa

Nga: F.B Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 13:28
Aleksandar Vuçiq

Nuk është periudhë e lehtë para neve, por do përpiqemi të luftojmë në ruajtjen e paqes dhe stabilitet në interesin tonë kombëtar, ka thënë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, shkruan “Beta”, transmeton “Bota sot”.

Është e qartë se Prishtina nuk do të heq taksat në një periudhë të afërme andaj mund të pritet përkeqësim i situatës, por Serbia do të përpiqet të ruaj stabilitetin, interesin kombëtar dhe paqen, këtë e tha gjatë vizitës në Institutin Shëndetësor të nënës dhe fëmijës në Beograd.

“Nëse nuk hiqen taksat nuk do të ketë vazhdim të bisedimeve, deklaratat e kryetarit të Mitrovicës së jugut për bashkimin me veriun e Mitrovicës dhe deklaratat për Trepçën janë shumë të rrezikshme”, tha Vuçiq.

Ndërsa më pas ai është përgjigjur lidhur me rastin Bytyqi dhe mos zbardhjen e deritashme të tij, për opozitën edhe mundësinë e zgjedhjeve të lira.

Ai shtoi se “në fund populli vendos kush do të jetë në pushtet dhe kush në opozitë” dhe rreth kësaj shpejtë do të sjellim një vendim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat