Deputetja e AAK-së thotë se Mogherini po mundohet të ngritet në karrierë përmes Kosovës dhe Serbisë

Aktuale

Deputetja e AAK-së thotë se Mogherini po mundohet të ngritet në karrierë përmes Kosovës dhe Serbisë

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 14:24
Donika Kadaj Bujupi dhe Ramush Haradinaj

Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj Bujupi, thotë se marrëveshja finale me Serbinë, nuk mund t’i shërbejë askujt për ngritje në karrierë, duke aluduar në Mogherinin.

Kështu shkruan ajo në Facebook:

Marrëveshja e mundshme përmbyllëse mes Kosovës dhe Serbisë nuk mund të jetë proces shërbyes për ngritje karriere profesionale e askujt. Aq më pak e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian, Federika Mogerinit, e cila po kërkon që politika e jashtme e Kosovës të drejtohet me parimin e nënshtrimit ndaj kushteve të Aleksandër Vuçiqit dhe Ivica Daçiqit.

Imponimet dhe shantazhet (edhe ato të llojit: kompromise të dhimbshme me Serbinë për liberalizimin e vizave) nuk janë frymë dhe vlerë e Bashkimit Evropian. As ndërmjetësimet me pikëpamje të paracaktuara, siç është “parti pris”-i.

Republika e Kosovës është për dialog, por për dialog të mirëfilltë. Përtej interesave personale dhe agjendave politike që e dëmtojnë interesin e Republikës sonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat