Ideja e caktimit të kufijve: Vuçiq thotë se atë që tha Daçiqi e ka thënë para një viti!

Aktuale

Ideja e caktimit të kufijve: Vuçiq thotë se atë që tha Daçiqi e ka thënë para një viti!

Nga: F.B Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 14:57
Ivica Daçiq dhe Aleksander Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar me rastin e fjalëve të ministrit të jashtëm Ivica Daçiq se propozimi zyrtar i Serbisë kur flitet për çështjen e Kosovës është caktimi i kufijve, se ai ka një vit që e ka thënë këtë, shkruan “Kurir”, transmeton “Bota sot”.

"Tash më pyesni të komentoj për diçka që unë kam thënë para një viti në Shid, unë caktimin e kufijve e kam përmend moti dhe e kam sqaruar atë shumë herë", ka thënë Vuçiq për gazetarët.

Daçiq sot më herët në pyetjen e gazetarëve nëse pozicioni zyrtar i Beogradit në zgjidhjen e çështjes së Kosovës është caktimi i kufijve, ai është shprehur: "Po në këtë mënyrë zgjidhim problemin, kjo është oferta jonë zyrtare".

Daçiq ka thënë se presidenti Vuçiq në përgjithësi e ka dhënë idenë për caktimin e kufijve, se ky është parim dhe mënyra më reale e arritjes së kompromisit, por kjo ide nuk është përpunuar në dialog.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat