Haradinaj nuk tregon se kujt i tha 'qenef'

Aktuale

Haradinaj nuk tregon se kujt i tha 'qenef'

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 15:08
Ramush Haradinaj

"Nuk e di që ka qenë i acarum për besë. Acarimet i kam të natyrave të tjera. S’ka pas të bëjë me seancën. Probleme të mia”, është shprehur Haradinaj, pas homazheve në varrezat e dëshmorëve në Gllogjan.

Sa i përket pohimit “Ma qenef mashkull nuk kam parë në jetë” i cili është dëgjuar pas përfundimit të seancës, i pari i Qeverisë ka thënë se nuk i kujtohet se për çfarë ka qenë duke folur.

“Për besë nuk më kujtohet! Ndoshta e kam thënë, kam qenë në dalje. Nuk e di çfarë ka qenë tema”, është shprehur ai.

Sa i përket prekjes së mundshme të kufijve ai ka thënë se nuk mund të ndodhë as në emër të demaskimit as të korrigjimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat