Shokon Haradinaj, thotë se taksën po e mban për të fituar vota

Aktuale

Shokon Haradinaj, thotë se taksën po e mban për të fituar vota

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 15:39

Ka qenë tejet befasues sot kryeministri Ramush Haradinaj në konferencën për media.

Në një nga pyetjet e gazetarëve se a qëndrojnë kritikat ndaj tij, se taksën po e mban edhe për vota dhe për çëshjte personale, Haradinaj ka thënë se po.

“Po kritikoheni se çështja e taksës, po bëhet për përfitim votash, këtë kritikë”, ishte pyetja e gazetarit, ku kryeministri përgjigjet:

“Për dyjat. Nuk ndahen, po kësaj here, shiqoni, jemi në politikë të gjithë, nuk e mohoj që vendim i jemi ka implikime zgjedhore. Sa i përket taksës duhet ta kuptoni që jemi në rrugë për një marrëveshje finale me Serbinë. Nëse në këtë etapë fillojmë me hapa prapa, do të na kërkohen edhe shumë hapa prapa”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat