Jeremiç i kundërpërgjigjet Vuçiqit për shkëmbim territoresh

Aktuale

Jeremiç i kundërpërgjigjet Vuçiqit për shkëmbim territoresh

Nga: F.B Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 15:40
Vuk Jeremiç

Kryesuesi i Lidhjes për Serbi (SZS) dhe kryetari i Partisë Popullore të Serbisë Vuk Jeremiç ka deklaruar se SZS dënon ashpër deklaratën e ministrit Daçiq për „ caktimin e kufijve” me Kosovën që tash është politika zyrtare e Serbisë, shkruan “Danas”, transmeton “Bota Sot”.

Në kumtesë lidhur me këtë ai ka thënë se me këtë propozim shkelet Kushtetuta e Serbisë dhe betimi që Vuçiq ka dhënë kur mori funksionin e presidentit.

“Me muaj kemi tërhequr vërejtjen se diçka e këtillë po përgatitet se 'caktimi i kufijve“ është fletë e fikut për pranimin e Republikës së Kosovës, që do të problematizoj jugun e Serbisë dhe të heq dorë nga të drejtat dhe interesat tona në Kosovë”, ka thënë Jeremiç.

“Pyesim hapur regjimin si 'caktim i kufijve“ dhe njohja e shtetit të Kosovës mund të jetë politika shtetërore. Si mund të jetë politikë zyrtare diçka që nuk është diskutuar në opinion, nuk ka shqyrtuar Kuvendi apo nuk ka vendos“, tha ai.

Jeremiç si mund të jetë politikë zyrtare shtetërore diçka që vetëm një njeri qoftë ai edhe president fshehtë në takime private ka biseduar me Thaçin, ndërsa për ato bisedime nuk është njoftuar askush, as nuk i ka demantuar se ka marr pjesë.

“Lidhja për Serbi angazhohet për zgjidhje kompromisi në harmoni me Kushtetutën dhe rezolutën 1244 të OKB-së si dhe që para çështjes së statusit të zgjidhet çështja e pasurisë dhe ajo e mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve tanë në Kosovë”, ka thënë Jeremiç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat