Hoti godet fort Veselin: E zbulon se me çka merret

Aktuale

Hoti godet fort Veselin: E zbulon se me çka merret

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 18:47
Avdullah Hoti

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Avdullah Hoti, e ka quajtur intrigant kryetarin e Kuvendi të Kosovës, Kadri Veselin.

Këto deklarime Hoti i ka bërë kur është pyetur rreth një interviste të kreut të PDK’së, në të cilën kishte thënë se deputetët e LDK’së e kanë tradhtuar Isa Mustafën, duke mos e votuar marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi.

“Ai person prej se ka ardhë në krye të PDK-s dhe të Kuvendit të Kosovës, asnjë punë tjetër nuk ka barë veq se të merret me intriga”, ka thënë Hoti në FRONTAL.

Po ashtu ka thënë se Veseli do të sillet njëjtë edhe me partinë e Ramush Haradinajt me të cilën është duke bashkë qeverisur tani.

“Ndoshta edhe ia bën, sepse merret me gjëra të tilla”, ka potencuar Hoti.

Ndër të tjera në këtë intervistë për FRONTAL, Hoti nuk ka dashur t’i komentojë deklarimet e Ismet Beqirit i cili ka thënë se Avdullah Hoti nuk mund të jetë kandidat për kryeministër nga radhët e LDK’së, sepse ka dështuar një herë.

“Unë nuk i komentoj deklarime e bashkë partiakeve të tij, ata kanë të drejtë të japin opinionin e tyre”, shprehet ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat