I prin dialogut, nuk e njeh Flamurin e Kosovës

Aktuale

I prin dialogut, nuk e njeh Flamurin e Kosovës

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 20:40
Pamje nga video

Komuna e Prishtinës as për festë se vendos flamurin shtetëror, opozita e konsideron shkelje të ligjit

Flamuri shtetëror u vendos në hyrje të kryeqytetit të Kosovës.

Por ky simbol, që u pa tek valëvitej me rastin e përvjetorit të 11 të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës nuk qëndroi gjatë.

Menjëherë pas festës së 17 shkurtit, i njëjti u zëvendësua me Flamurin Kombëtar.

Gjatë së martës, te rrethi në hyrje të kryeqytetit, valonte flamuri Kombëtar, kuq e zi.

Por, përvjetori i Pavarësisë nuk I mjaftoi si arsye Komunës së Prishtinës, që para objektit të saj në lagjen ‘Arbëria’ të vendoset simboli shtetëror.

Sipas ligjeve në fuqi të Kosovës, flamuri shtetëror është obligim të vendoset në institucionet shtetërore e publike. Po ashtu, ligji obligon vendosjen e flamurit edhe gjatë festive zyrtare.

Mos vendosjen e flamurit shtetëror te Komuna e Prishtinës e konsiderojnë shkelje ligjore edhe përfaqësues të opozitës në këtë komunë.

Shefqet Osmani, asamblist i LDK-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës thotë se madje edhe flamuri kombëtar është vendosur të martën.

Osmani e konsideron përgjegjës kryetarin e Komunës, Shpend Ahmetin.

Duket paradoksale, por Shpend Ahmeti që nuk respekton flamurin e Kosovës, i njëjti udhëheq dialogun shtetëror në dialogun me Serbinë.

Prandaj për Osmanin dhe të tjerët, është i paqartë përfaqësimi nga ana e Ahmetit i një shteti, simbolet e të cilit s’i njeh.

Para objektit të vjetër të Komunës së Prishtinës, është i vendosur edhe flamuri shtetëror.

Ndërkohë, T7 ka kërkuar përgjigje nga Komuna e Prishtinës në lidhje me arsyen e mos vendosjes së simbolit shtetëror te ky institucion, por të njëjtit nuk janë deklaruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat