Deputeti i LDK-së: Zgjidhja e vetme zgjedhjet

Aktuale

Deputeti i LDK-së: Zgjidhja e vetme zgjedhjet

Nga: N.H Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 20:48
Naser Rugova

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova, thotë se qeveria aktuale është e skandaleve politike e financiare.

Ai përmes një postimi në Facebook, shkruan se Kosova është duke e rrezikuar miqësinë me partnerët strategjik.

Ndërsa, krejt në fund, konsideron se në këtë kohë zgjidhja e vetme janë zgjedhjet e parakohshme.

Ja postimi i tij:

Qeveri e skandaleve politike e financiare!

Fjalor denigrues!

Na e rrezikojnë miqësinë me partnerët strategjik, pa të cilët ende do ishim nën robëri!

Urrejtje patologjike mes partnerëve në qeveri!

Qëndrojnë bashkë vetëm që ta gërryejn këtë vend deri në palcë!

A keni një trohë morali?!

Kosova dhe populli i saj kanë kaluar kohë edhe më të rënda, se keni gjatë edhe ju bajlozët e fundit!

Zgjidhja e vetme zgjedhjet!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat