Vjen ftesa e radhës nga Gjykata Speciale, ky është i ftuari

Aktuale

Vjen ftesa e radhës nga Gjykata Speciale, ky është i ftuari

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 20:52
Gjykata Speciale

Gjykata Speciale ka filluar me thirrjen e dëshmitarëve për të dëshmuar për krime të luftës. I ftuari i radhës është ish-luftëtari i UÇK-së, Isuf Gashi nga Komuna e Rahovecit.

I ftuari i radhës është ish-luftëtari i UÇK-së, Isuf Gashi nga Komuna e Rahovecit. Lajmin për këtë e ka bërë të ditur Organizata e Veteranëve të UÇK-së në këtë komunë, e cila ka njoftuar se Gashi do të intervistohet ditën e nesërme.

Isuf Gashi ishte ushtar i celulave të para të UÇK-së, njëri ndër themeluesit e Shtabit Regjional në Drenoc të Rahovecit ku si rrjedhojë ishte formuar edhe Brigada 124 “Gani Paçarizi ” e më vonë edhe Zona Operative e Pashtrikut.

Isuf Gashi është invalid i luftës i cili u plagos rëndë në vitin 1998.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat