Hashim Thaçit i vjen një goditje e papritur, ja nga kush!

Aktuale

Hashim Thaçit i vjen një goditje e papritur, ja nga kush!

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 22:03
Hashim Thaçi

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda, ka përsëritur qëndrimin e tij se taksa ndaj Serbisë duhet të pezullohet.

Por, sipas tij, kjo duhet të bëhet duke e kushtëzuar me një kërkesë e cila do ta bënte Kosovën fitimtare dhe jo humbëse.

“Duhet të suspendohet taksa, por duhet me një marrëveshje tonën. Ramush Haradinaj duhet t'i thërrasë krejt partitë, s’ka lidhje as a është publike a jo. Ai është institucion, ai duhet të na thërrasë, po të isha unë kryeministër çdo ditë do të takohesha", është shprehur ai në "Rubikon".

"Duhet të suspendohet, po duhet të dihet saktë çka të kërkohet prej Perëndimit, çka nëse dështon marrëveshja për shkak të Serbisë, a do të na njohin 5 shtetet a jo", ka shtuar ai.

Image
Ilir Deda

“Hashim Thaçi e ka përjashtuar veten prej dialogut, nuk flitet për kufijtë, ti shkon e diskuton me Mogherinin, por nuk flet për ndryshim të kufijve, Kosova në vend që të dalë fitimtare, del humbëse. Tash është krijuar një opinion te të gjitha shtetet që ne duhet t’i japim dicka Vuciqit”, ka thënë Deda. 

“Hashim Thaci është analfabet”, ka deklaruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat