Peci propozon pezullim të kushtëzuar të taksës

Aktuale

Peci propozon pezullim të kushtëzuar të taksës

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 22:13
Lulzim Peci

Ish-ambasadori i Kosovës, Lulzim Peci, ka thënë se nuk mund të qëndrojë taksa ndaj Serbisë. Sipas tij, ajo duhet të pezullohet mirëpo me kushtëzim ndaj Serbisë.

“Opsioni me taksën është të pezullohet menjëherë. Taksa nuk i mbron kufijtë", ka thënë ai në "Rubikon".

"Taksa duhet të pezullohet dhe pezullimi duhet të jetë i kushtëzuar dhe ky kushtëzim duhet të jetë proporcional dhe i monitoruar në raport me Serbinë sepse nëse Serbia e vazhdon lojën e saj kundër Kosovës, e që veç është duke e bërë, atëherë do të mund ta kthenim taksën.”

Ai përmendi çështjen e demarkacionit, e cila sipas tij, la prapa Kosovën në shumë procese dhe njëjtë mund të ndodh në vazhdim nëse nuk veprohet më shpejt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat