Punëtorët e larguar nga KEDS: Do të kërkojmë drejtësi në gjykatat ndërkombëtare

Aktuale

Punëtorët e larguar nga KEDS: Do të kërkojmë drejtësi në gjykatat ndërkombëtare

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 07:14

(E plotësuar) - Me pankarta në duar me mbishkrimet “KEDS po e sfidon gjyqësorin”, “Gjyqtarë pse po heshtni”, punëtorët e larguar nga KEDS, sot kanë protestuar para Gjykatës Themelore dhe asaj të Apelit në Prishtinë.

Remzi Demaj, nga njësia e distriktit të Prishtinës, ka thënë se edhe pse qe tre muaj është vendimi i prerë i gjykatës në favor të 78 punëtorëve, KEDS nuk po reflekton ndaj punëtoreve me arsyen se lënda është në proces. Ai tha se do të protestohet në vazhdimësi në mënyrë paqësore për arritjen e qëllimeve.

Demaj: Apeli sa më shpejt ta ekzekutojë vendimin e prerë për kthimin në punë

“KEDS-i nuk e ka ekzekutuar vendimin e formës së prerë, ku Gjykata Themelore e ka dënuar me 10 mijë euro gjobë, ndërsa KEDS ka bërë ankesë dhe gjykata e apelit ende nuk ka lëshuar vendim për dënimin apo mos dënimin e saj, ku është bllokuar edhe çështja e jona. Gjykata Themelore nuk mund të marrë veprime tjera. Andaj, kërkojmë edhe nga Gjykata e Apelit, Gjykata themelore që sa më shpejt të marrin vendim ekzekutiv për kthimin e punëtorëve në punë”, tha Demaj.

Edhe Gëzim Jëlliqi nga distrikti i Prizrenit, ka kërkuar që të zgjidhet çështja e punëtorëve të larguar nga menaxhmenti i KEDS-it, i cili tha se është turp për një kompani të huaj që të mos respektojë vendimet  gjykatave në Kosovë.

Jëlliqi: KEDS-i nuk po reflekton në ndaj punëtorëve

“Edhe sot kemi ardhur të protestojmë për shkak se qe tre muaj lënda jonë po neglizhohet, edhe pse është vendimi i prerë nga Gjykata Themelore dhe e Apelit. KEDS-i për momentin nuk po reflekton në ndaj punëtorëve kinse lënda është në shqyrtim ende nëpër gjykata… Një firmë e huaj me e injoruar vendimin e Gjykatës, është katastrofë”, tha Jëlliqi.

Ndërsa, Musa Nimani, nga njësia e distriktit të Mitrovicës, i cili është pa punë qe  dy vjet e gjysmë, tha se nëse nuk kthehen në punë, do të kërkojnë drejtësi edhe nga Gjykata e Strasburgut, si dhe do të protestojnë edhe para ambasadave në Prishtinë.

Nimani: Do të kërkojmë drejtësi edhe në gjykatat ndërkombëtare

“Ndërmend e kemi që për kafshatën e gojës mos me u ndal këtu e deri në gjykatat ndërkombëtare, edhe para ambasadave, në mënyrë që ta dinë edhe këta (udhëheqësit tanë) se sa po funksionon dhe sa po zbatohet ligji në Kosovë”, ka thënë Nimani.

Ndryshe, në protestat e kaluara punëtorët e larguar nga KEDS, kanë tentuar të kthehen në vendet e tyre të punës, ku janë larguar, siç thonë ata, padrejtësisht rreth dy vjet më parë, mirëpo një gjë e tillë nuk u është lejuar nga menaxhmenti.

***

Me pankarta në duar, me mbishkrime “KEDS po e sfidon gjyqësorin, “Gjyqtarë pse po heshtni”, punëtorët e larguar nga KEDS, sot kanë protestua para Gjykatës Themelore dhe para Gjykatës së Apelit në Prishtinë.

Remzi Demaj, nga njësia e distriktit të Prishtinës, ka thënë se edhe pse qe tre muaj është vendimi i prerë i gjykatës në favor të 78 punëtorëve, KEDS nuk po reflekton ndaj punëtoreve me arsyen se lënda është në proces.

Ai tha se do të protestohet në vazhdimësi në mënyrë paqësore për arritjen e qëllimeve.

Ndërsa, Musa Nimani, nga njësia e distriktit të Mitrovicës tha se nëse nuk kthehen në punë, do të kërkojnë edhe nga gjykata e Strasburgut drejtësi, si dhe do të protestojnë edhe para ambasadave në Prishtinë.

Edhe Gëzim Jëlliqi nga distrikti i Prizreni ka kërkuar që të zgjidhet çështja e punëtorëve të larguar nga menaxhmenti i KEDS.

***

Punëtorët e larguar nga puna nga KEDS, sot protestojnë para Gjykatës Themelore në Prishtinë që ndodhet në Pallatin e Drejtësisë.

Siç njofton Këshilli Protestues ”protesta do te mbahet me qellim të vetëm: Mos implementimi i vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë”. Punëtorët e larguar nga KEDS-i për rreth një orë kanë protestuar para Gjykatës Themelore në Prishtinë edhe më 23 janar 2019.

Ata në Prokurorinë Themelore kanë dorëzuar edhe kallëzim penal ndaj menaxhmentit të KEDS-it, i cili nuk po e respekton vendimin për kthimin e punëtorëve në punë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat