Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës: Ja kush do t’i fitoj zgjedhjet e radhës

Aktuale

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës: Ja kush do t’i fitoj zgjedhjet e radhës

Nga: N.H Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 09:46
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Driton Tali, ka bërë një koment rreth deklaratës së deputetit të LDK-së, Arben Gashi, lidhur me qeverinë gjithëpërfshirëse.

Tali përmes një postimi ka thënë se të gjithë po pajtohemi se zgjedhjet e radhës do t'i fiton ose LVV-ja ose LDK-ja ose PDK-ja.

Sipas Talit, me zgjedhjet e reja LDK është në qeverinë e radhës vetëm me një partner (pra është në pozitën win-win).

Ja postimi i tij:

E pse keshe LDK qenka e gatshme të hyjë në "qeverinë gjithëpërfshirëse"?!

Pse po dashka LDK me nda hisen në shumë pjesë kur ajo sigurtë do ta ndajë qeverinë e radhës o me LV'ën o me PDK'ën?!!!

Gjithë po pajtohemi se zgjedhjet e radhës do t'i fiton ose LV ose LDK ose PDK.

LV jemi deklaruar se me këtë PDK nuk bëjmë koalicion d.m.th., e krijojmë me LDK'ën.

E LDK nuk e ka mohuar mundësinë e bërjes së koalicionit me PDK'ën, nëse PDK del e para.

Nëse LDK del e para unë pres që ajo ta krijojë qeverinë e re me LV'ën.

Pra, sille ka ta sillësh, LDK me zgjedhjet e reja është në qeverinë e radhës vetëm me një partner (pra është në pozitën ëin-ëin).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat