Befason ambasadori norvegjez: Jo të gjitha partitë politike duhet të jenë pjesë e delegacionin shtetëror

Aktuale

Befason ambasadori norvegjez: Jo të gjitha partitë politike duhet të jenë pjesë e delegacionin shtetëror

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 12:31
Krerët e vendit

Ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Strand Sjaastad shpreson se dialogut Kosovë-Serbisë do t’i ipet edhe një shans.

Sipas tij, Kosova duhet të ketë konsensus dhe angazhim për dialogun me Serbinë.

Kështu tha ai pas hulumtimit “Zëri i popullit rreth ‘Finales së madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ku del se shumica e qytetarëve të Kosovës e mbështesin dialogun.

“Duhet të jetë proces gjithëpërfshirës. Jo të gjitha partitë politike duhet të jenë pjesë e delegacionin shtetëror, por duhet të punojnë në Parlament. Besoj që ky sondazh do të jetë i dobishëm për debate dhe diskutime”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat