Veseli takon pensionistët: Ndjehem mirë që përkujdesja e shtetit për të gjitha kategoritë po rritet

Aktuale

Veseli takon pensionistët: Ndjehem mirë që përkujdesja e shtetit për të gjitha kategoritë po rritet

Nga: Z.B Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 12:51
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, përmes një postimi në rrjetin social Fcebook, ka bërë të ditur se është takuar me kryesinë e Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, të cilët shprehën mirënjohjen për angazhimin e institucioneve të Kosovës për rritjen e pensioneve  përcjell, “Bota sot”.

Ai ka shkruar se, bashkë me pensionistët, diskutuam edhe për mundësitë e tjera të përkrahjes për ta

Postimi i plotë:

Pata kënaqësinë të pres në takim, Kryesinë e Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, të cilët shprehën mirënjohjen për angazhimin e institucioneve të Kosovës për rritjen e pensioneve. Ndjehem mirë që përkujdesja e shtetit për të gjitha kategoritë po rritet. Bashkë me pensionistët, diskutuam edhe për mundësitë e tjera të përkrahjes për ta, sidomos në krijimin e lehtësira në institucionet shëndetësore, duke përfshirë trajtimin për ta dhe barnat.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat