Krasniqi: Serbia është bërë me toka tona për shkak të paaftësisë së klasës politike kriminale

Aktuale

Krasniqi: Serbia është bërë me toka tona për shkak të paaftësisë së klasës politike kriminale

Nga: N.H Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 14:01
Foto ilustrim

Analisti politik, Faik Krasniqi, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, shkruan se trojet shqiptare janë eksperimente të fuqive të mëdha botërore.

Sipas Krasniqit, Serbia dhe të tjerët janë bërë shtete me trojet tona, dhe sot e asaj ditë vazhdojnë të zgjerohen.

 Ai për gjitha këto konsideron se fajtore janë klasa politike hajdute dhe kriminale.

“Trojet shqiptare janë eksperimente të fuqive të mëdha botërore. Jemi përdorur dhe copëtuar gjithmonë nga këto fuqi. Serbia dhe të tjerët janë bërë shtete me trojet tona, dhe sot e asaj dite vazhdojnë të zgjerohen në territor me tokat tona. Kjo për shkak të paaftesise tonë dhe një klase politike hajdute dhe kriminale”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat