Haradinaj: Është marre si e kemi lënë Trepçën tash e 20 vjet

Aktuale

Haradinaj: Është marre si e kemi lënë Trepçën tash e 20 vjet

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 15:54
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, me rastin e shënimit të 30 -vjetorit të grevës së minatorëve, ka thënë se mënyra më e mirë për ta shpërblyer sakrificën e atëhershme të minatorëve, është kthimi i Trepçës në burim jete.

Ai u zotua nuk do të ndalen të punojnë me secilin, qoftë pozitë apo opozitë, veri apo jug për rikthimin e kompanisë Trepça sipas ligjit të Kosovës

“Meqenëse kanë shkuar tri dekada e ne nuk kemi mundur ende ta rikthejmë këtë burim në jetë të ekonomisë sonë, vendit tonë, atëherë është momenti i duhur të themi se duhet të na vijë marre se si e kemi lënë Trepçën kaq gjatë kështu, si e kemi lënë që 20-vjet pas çlirimit. Fakti se sot e kemi votuar statutin e Trepçës mund të na ngushëllojë, por nuk mjafton. Ne nuk e kemi regjistruar ende Trepçën si kompani në bazë të ligjit, duhet të regjistrohet, janë aksionarët që duhet t’i marrin përgjegjësitë, aksionarë janë edhe minatorët. Pjesa e Trepçës në jug sa më shpejt duhet t’i dorëzojë të gjitha materialet e nevojshme për regjistrim. Minatorëve mundem me gjysmë zëri me iu uruar, urime statutin e Trepçës dhe Trepçën, kompani në bazë të ligjit të Kosovës”, tha ai.

Haradinaj tha se Trepça në veri duhet ta përgatisë të gjithë materien e nevojshme për të gjithë punëtorët dhe në mënyrë që të drejtat e aksionarëve të zbatohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat