Vazhdon punën Specialja, “Baca i Madh” u intervistua për disa orë sot

Aktuale

Vazhdon punën Specialja, “Baca i Madh” u intervistua për disa orë sot

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 18:43
Isuf Gashi

Ish- Ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), tani anëtar i kryesisë së Shoqatës së Invalidëve, Isuf Gashi, sot është intervistuar nga Gjykata Speciale. Intervistimi i tij u bë në Prishtinë

Isuf Gashi i njohur gjatë luftës me nofkën “Baca i Madh” është nga komuna e Rahovecit, ai është i plagosur nga lufta e fundit në Kosovë ndërsa tani është mbi 70 vjeç. Ai ka qenë i burgosur më herët për krime lufte më pas është liruar.

Se Gjykata Speciale i ka dërguar ftesë Gashit ka njoftuar Organizata e Veteranëve të UÇK’së në këtë komunë. Por nënkryetari i OVL-së Migjen Shala, tha mëngjesin e sotëm se nuk dihet në çfarë cilësie është ftuar Isuf Gashi për intervistim.

“Nuk e dinë në çfarë cilësie, po mbahen enigmatike”, tha Shala.

Ndryshe, ka provuar disa herë të kontaktojë me Isuf Gashin por i njejti e ka pasur telefonin e fikur gjatë ditës së sotme.

Isuf Gashi ishte ushtar i celulave të para të UÇK’së, njëri ndër themeluesit e Shtabit Regjional në Drenoc të Rahovecit ku si rrjedhojë ishte formuar edhe Brigada 124 “Gani Paçarizi ” e më vonë edhe Zona Operative e Pashtrikut.

Deri më tani Gjykata Speciale ka intervistuar mbi 10 ish pjesëtarë të UÇK-së. Përfshirë profile të larta si Rrustem Mustafa e Sami Lushtaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat