Gazeta më e madhe holandeze “De Telegraaf” pasqyron pritjen diplomatike të Ambasadës së Kosovës në Hagë me rastin e 11 vjetorit të pavarësisë

Aktuale

Gazeta më e madhe holandeze “De Telegraaf” pasqyron pritjen diplomatike të Ambasadës së Kosovës në Hagë me rastin e 11 vjetorit të pavarësisë

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 14:06
De Telegraaf

Gazeta e përditshme më e madhe holandeze, De Telegraaf, ka përcjellë shënimin e 11 vjetorit të pavarësisë së Kosovës e organizuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Hagë. Gazeta ka publikuar dy foto nga pritja: njëra ku shihet ambasadori Lirim Greiçevci, së bashku me bashkëshorten, Linditën, ambasadoren e Shqipërisë në Hagë, Adia Sakiqi dhe Zëvendësambasadorin amerikan në Hagë, Shaun Crawley. Në foton e dytë shihet ish ambasadori holandez në Kosovë dhe aktualisht konsull i nderit i Kosovës në Holandë, Robert Bosch dhe afaristi në Holandë, Petrit Kabashi.

De Telegraaf potencon thirrjen e ambasadorit Lirim Greiçevci drejtuar kompanive holandeze që të investojnë në Kosovë.

“Në pritjen e organizuar për përvjetorin e 11-të të pavarësisë së shtetit të tij i cili i dha lamtumirën Serbisë në fund të shekullit të kaluar, Ambasadori Greiçevci u bënte thirrje kompanive holandeze për të investuar në Kosovë”, shkruan De Telegraaf.

“Është shteti më i ri i Evropës me popullatën më të re”, thotë ish-Ambasadori holandez në Prishtinë Robert Bosch, që tani mban titullin e konsullit të nderit. “Gjysma e popullatës është nën moshën 25 vjeçare. Kështu që, fuqia punëtore është mjaft e lirë”. Kjo është një nga arsyet që ndërmarrësi holandezo-kosovar i fushës së teknologjisë informative, Petrit Kabashi në të ardhmen do të shtrijë veprimtarinë me software në vendlindjen e tij, e cila me shumë dëshirë do të bëhej pjesë e BE-së.

E përditshmja holandeze shkruan se Korporata e patateve Agrico dhe prodhuesi i qeseve të plastikës Kivo veç janë prezent në Kosovë. “Këto qese që në shitoret në Holandë nuk i merr më dot gratis” thoshte me shaka Bosch.

Njeriu i dytë në ambasadën amerikane në Hagë, Shawn Crowley, dikur mbante post në Prishtinë. “Në verë do të kthehem në Washington më çrast do të bëhem udhëheqës për Evropën Perëndimore”, thekson ai.

Ambasadorja e shtetit fqinjë – Shqipërisë, Adiqa Sakiqi ndjen keqardhje që dialogut për normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë i mungon dinamika. “Stabiliteti është shumë i rëndësishëm për rajonin tonë”, tha ajo.

Gazeta holandeze është interesuar edhe për yjet shqiptarë të Kosovës në futbollin evropian.

“Nga të gjithë futbollistët me prejardhje kosovare që sot luajnë në kombëtaret evropiane, do të mund të krijonim një njëmbëdhjetësh të kategorisë A’, theksoi Ambasadori i Kosovës Lirim Greiçevci. Ai e kishte fjalën, ndër të tjerë, për Adnan Januzajn i cili luante për Djajtë e Kuq dhe Xherdan Shaqirin e Granit Xhakën të cilët luajnë në 11-shen e kombëtares së Zvicrës.

Shumë persona nga Kosova janë shumë më pak të privilegjuar se këta futbollistë. Për ta nuk ka mjaftueshëm vende pune, ka thënë amabsadori Greiçevci duke ju drejtuar biznesmenëve holandezë që të investojnë në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat