Haradinaj: Kosovën ta bëjmë vend të dëshiruar për të rinjtë

Aktuale

Haradinaj: Kosovën ta bëjmë vend të dëshiruar për të rinjtë

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 14:11
Ramush Haradinaj gjatë një takimi me organizatën rinore nga Gjilani “Zëri Rinor i Gjilanit”

Kryeministri Ramush Haradinaj deklaroi sot se është hap i mirë dhe i nevojshëm për vendin, organizimi i të rinjve në projekte të rëndësishme dhe në avokim me qëllim të parandalimit të dukurive negative.

Gjatë një takimi me organizatën rinore nga Gjilani “Zëri Rinor i Gjilanit”, kreu i Ekzekutivit ka përshëndetur idenë e tyre që të bëhen zëri i të rinjve nga Gjilani, duke ofruar mbështetjen institucionale në këtë drejtim.

Haradinaj tha se qeveria që ai udhëheq, ka marrë seriozisht përgjegjësitë e veta ndaj rinisë së Kosovës.

“Krahas shumëfishimit të investimeve në Gjilan, Qeveria do të angazhohet të çojë përpara projekte të rëndësishme që kanë të bëjnë me aftësimin adekuat të të rinjve tanë, veçmas në promovimin e shkollimit dual, si nevojë e domosdoshme për vendin”, tha Haradinaj, duke shtuar se të gjithë duhet të punojnë që ta bëjnë Kosovën vend të dëshiruar për të rinjtë.

Haradinaj po ashtu vlerësoi si të drejtë çështjen e rinisë që të lëvizë lirshëm dhe të jetë pjesë e rinisë evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat