Kosova fiton një grand rreth 2 milionë euro nga Japonia

Aktuale

Kosova fiton një grand rreth 2 milionë euro nga Japonia

Nga: Z.B Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 17:09
Foto nga takimi

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ministri i jashtëm, Behgjet Pacolli, ka bërë të ditur se është takuar me një  delegacionin nga Japonia të udhëhequr nga ministrja e shtetit për Punë të Jashtme e Japonisë, znjsh Toshiko Abe, nënshkruam edhe një Marrëveshje dypalëshe në mes dy vendeve, nëpërmjet së cilës, Republika e Kosovës do të përfitojë një grant me vlerë prej 250 milion jen japonez (rreth 2 milionë euro), përcjell “Bota sot”.

Ai ka shkruar se, Qeveria japoneze nëpërmjet ofrimit të këtij granti synon promovimin e zhvillimit ekonomik dhe social.

Postimi i plotë:

Pas takimit dypalësh, që zhvilluam sot në ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme me delegacionin nga Japonia të udhëhequr nga ministrja e shtetit për Punë të Jashtme e Japonisë, znjsh Toshiko Abe, nënshkruam edhe një Marrëveshje dypalëshe në mes dy vendeve, nëpërmjet së cilës, Republika e Kosovës do të përfitojë një grant me vlerë prej 250 milion jen japonez (rreth 2 milionë euro).

Qeveria japoneze nëpërmjet ofrimit të këtij granti synon promovimin e zhvillimit ekonomik dhe social të vendit tonë nëpërmjet programeve të ndryshme, që ndërlidhen me këtë fushë. Falënderues dhe mirënjohës shtetit dhe popullit japonez për mbështetjen e vazhdueshme dhe të palëkundur ndaj shtetit dhe popullit tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat