Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin ka reaguar në idenë e Kadri Veselit që së bashku me Malin e Zi dhe Maqedoninë të krijojnë pakt kundër Serbisë, shkruan “Novosti” transmeton “Bota Sot”.
"Veseli e di mirë se kërcënimi më i madh i pavarësisë së Kosovës është Aleksandra Vuçiq, për këtë shkak e urren edhe i frikësohet. Çka mendon krimineli Veseli nuk është sekret, por më shqetëson pse heshtin Mali i Zi dhe Maqedonia në ftesën për krijimin e paktit kundër Serbisë. Të gjithë ata që mendojnë se Shqipërinë e Madhe ta ushqejnë me Serbi, do të presin edhe shohin si ju merret vendi dhe si në hapësirat e tyre krijohet një shtet tjetër", ka thënë Vulin.
“Pres nga Mali i zi dhe Maqedonia të deklarohen dhe dënojnë këtë ftesë për luftë por edhe BE të tërheq vërejtjen kriminelit se kërcënime me luftë nuk lejohen. Çfarë që të bëjnë të tjerët, qytetarët e Serbisë duhet të jenë të qetë, ushtria e Serbisë është në gjendje të mbroj popullin dhe vendin e vetë", tha ai.