Edhe Gjuriqi reagon ndaj Veselit: Shqiptarët po paralajmërojnë daljen në mal nga frika prej Vuçiqit

Aktuale

Edhe Gjuriqi reagon ndaj Veselit: Shqiptarët po paralajmërojnë daljen në mal nga frika prej Vuçiqit

Nga: F. B. Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 17:54
Marko Gjuriq

Ftesa histerike e Kadi Veselit për bashkim kundër Serbisë dhe presidentit të saj është dëshmia me e fuqishme se presidenti Aleksandar Vuçiq i palëkundur lufton për interesat tona nacionale edhe shtetërore, ka thënë Marko Gjuriq drejtor i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota Sot”.

"Kjo luftë është e qartë se po jep rezultate dhe më të rrezikshmin mes shqiptarëve e bën nervoz dhe e frikëson, deri në atë masë sa paralajmëron kthim në mal, ku një kohë kreu zanatin e tij si kriminel dhe terrorist", tha Gjuriq.

Sipas tij është e qartë kush është kërcënim i paqes edhe stabilitetit në regjion, e këta janë pikërisht Kadri Veseli dhe bashkë mendimtarët e vetë dhe është absurde që në këtë front fton edhe Malin e Zi dhe Maqedoninë Veriore, dy këto vende që janë më të rrezikuarat nga  politika shqiptaro-madhe.

“Presidenti Aleksandar Vuçiq, beson që rruga e paqes dhe përparimit ekonomik të Ballkanit perëndimor është politika përgjegjëse dhe ai do të vazhdojë të luftojë me dinjitet për stabilizim dhe modernizim në regjion, duke kërkuar kompromis me shqiptarët", ka thënë Gjuriq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat