E thotë Mogherini: Po shkohet drejt mbylljes së kapitullit të konflikteve në Ballkan

Aktuale

E thotë Mogherini: Po shkohet drejt mbylljes së kapitullit të konflikteve në Ballkan

Nga: F. B. Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 18:32
Federica Mogherini

Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federika Mogherini ka deklaruar se "përkundër të gjitha vështirësive po shkohet kah bisedimet e Kosovës me Serbi dhe njëherë e mirë të mbyllet kapitulli i konflikteve në Ballkan”, shkruan “Beta”, transmeton “Bota sot”.

Federika Mogherini e ka thënë këtë në një intervistë të publikuar sot në portalin “Politiko” në Bruksel, ku theksoi se suksesi më i madh i saj si përfaqësuese e politikës së jashtme (EEAS) e konsideron marrëveshjen nukleare ndërkombëtare me Iranin.

Si e arritur tjetër është edhe puna rreth marrëveshjes me të cilën u ndalua vala e migrimit në Evropë si dhe “pas mos suksesit 70 vjeçar” miratimi i planit të ndërtimit të mbrojtjes së BE-së.

"Por unë nuk mund të harroj punën tonë në Ballkan", ka thënë Federika Mogherini.

“Ne ndihmuam Greqinë dhe Maqedoninë Veriore në bisedimet për përfundimin e mos pajtimit që ka zgjatur dy dekada”.

Politiko ka theksuar se ish-kryeministri italian Mateo Renci duke vlerësuar punën e Mogherinit në krye të EEAS kohë më parë ka thënë "se rezultati i punës së saj është rreth zeros në të gjitha çështjet me rëndësi ".

Portali i Brukselit ka shtuar se "kështu nuk mendohet edhe në rrethet e BE-së në Bruksel", pasi Federika Mogerini në një anketë të shtëpisë “Barson Kon Volf” dhe portalit “Euraktiv” është vlerësuar si e dyta në rend ndër komisaret më të suksesshëm të Komisionit Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat