Veseli kërkon bashkimin e Malit të Zi dhe Maqedonisë kundër Serbisë, reagon ashpër edhe Daçiqi

Aktuale

Veseli kërkon bashkimin e Malit të Zi dhe Maqedonisë kundër Serbisë, reagon ashpër edhe Daçiqi

Nga: F. B. Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 19:04
Ivica Daçiq

“Në shekullin 21 të jesh kundër tregtisë së lirë dhe të vendosen taksa dhe më tepër të krijohen lidhje për luftë kundër Serbisë, këtë mund të bëjnë vetëm mendjet e shkalluara” ka thënë Ivica Daçiq, shkruan “Telegraf”, transmeton “Bota sot”.

Ftesa e Kadri Veselit që Mali i Zi dhe Maqedonia të bashkohen me Kosovën dhe të luftojnë Serbinë, është dëshmi e errësimit të mendjes në Prishtinë shprehet ai duke shtuar se “Serbia e fortë edhe e unifikuar është mbrojtja më e mirë kundër të gjithë armiqve”.

“E gjithë bota është kundër taksave jocivilizuese, bile edhe vetë ata që i krijuan, ndërkohë tash mendojnë plane të çmendura dhe kërcënojnë me destabilizim jo vetëm në regjion por në gjithë Evropën”, ka thënë Daçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat