Bilall Sherifi godet PDK-në: Qeveria nuk po rrëzohet pasi partia e Kadri Veselit s’ka partner tjetër

Aktuale

Bilall Sherifi godet PDK-në: Qeveria nuk po rrëzohet pasi partia e Kadri Veselit s’ka partner tjetër

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 19:10
Bilall Sherifi

Bilall Sherifi nga Nisma Socialdemokrate e Kosovës ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk është duke qëndruar për shkak të zemërgjerësisë së PDK-së, por për shkak se nuk ka partner për të bërë Qeverinë.

Sherifi ka thënë se nëse ka biseda prapa perdeve siç i ka vlerësuar ai, ato të lihen anash, dhe liderët e partive të flasin në mbledhje të veçanta.

“Unë mendoj që Qeveria nuk është duke qëndruar për shkak të zemërgjerësisë së PDK-së, por edhe për faktin që nuk kanë ndonjë partner tjetër për të formuar qeveri. Prandaj edhe nëse ka ndonjë bisedë prapa perdeve është mirë t’i lënë. Po i referohem PDK-së, sepse zoti Veseli e ka ngritur nganjëherë këtë temë”, ka thënë Sherifi në Televizionin publik.

Ai ka thënë se nuk ka asgjë zyrtare rreth prishjes së Qeverisë.

“Partnerët e koalicionit nuk i kanë thënë njëri tjetrit, që duam të përfundojmë bashkëqeverisjen, dhe pasiqë nuk ka diçka edhe unë mendoj që janë spekulime”, ka deklaruar Bilall Sherifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat