Zëvendësministri i Mbrojtjes: Kurrë Serbia në Kosovë dhe as mbi Kosovë!

Aktuale

Zëvendësministri i Mbrojtjes: Kurrë Serbia në Kosovë dhe as mbi Kosovë!

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 20:23
Burim Ramadani

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Burim Ramadani, përmes rrjetit social Facebook, duke kujtuar gjenocidin e Srebrenicës, ka thënë se mbi 1 milion shqiptarë u dëbuan me dhunë, nën organizim shtetëror të Serbisë, me trena sikur në kohën e Holokaustit, përcjell Ballkani.info

Në vazhdim ju sjellim postimin e plotë:

Serbia mbetet e njëjtë, mohuese e spastrimit etnik ndaj shqiptarëve

I tërë narracioni i saj është kthyer në ankesa manipuluese dhe të paskrupullta, që kanë për qëllim të fshehin të vërtetën se e ka sunduar egërsisht Kosovën dhe që ka tentuar gjenocid ndaj popullit të saj.

Vuçiq, ky mohues i gjenocidit në Srebrenicë, mohoi edhe spastrimin etnik që i bënë popullit të Kosovës, duke thënë se gjoja vetëm 150 mijë shqiptarë u dëbuan nga shtëpitë e tyre.

E vërteta e padiskutueshme është se mbi 1 milion shqiptarë u dëbuan me dhunë, nën organizim shtetëror të Serbisë, me trena sikur në kohën e Holokaustit.

Kurrë më!

Kurrë Serbia në Kosovë dhe as mbi Kosovë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat