Tahiri e Lekaj tregojnë sa të ndarë janë rreth taksës PDK-ja e AAK-ja

Aktuale

Tahiri e Lekaj tregojnë sa të ndarë janë rreth taksës PDK-ja e AAK-ja

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 20:48
Pal Lekaj, Abelard Tahiri

Dy ministrat e Qeverisë Haradinaj, Abelard Tahiri i Drejtësisë dhe Pal Lekaj i Infrastrukturës, kanë dëshmuar edhe njëherë ndarjen në koalicionin qeveritar në qëndrimin rreth taksës.

Në Rubikon Tahiri që vjen nga radhët e PDK-së ka thënë se i vjen keq që për shkak të Qeverisë në të cilën ai bën pjesë, po zbehet mbështetja e SHBA-së.

Ai përmendi se Kosova ishte ndër tri shtetet që administrata e re e presidentit amerikan Donal Trump nuk ia zvogëloi fondet dhe mbështetjen. Mirëpo, sipas tij, si pasojë e mos respektimit të qëndrimit amerikan për të pezulluar taksën, kjo mbështetje po fillon të zbehet.

“Ne vizitën time kur kisha në SHBA, një gjë që më është konfirmuar është që në administratën e Trumpit Kosova është në listën e tri shteteve që nuk ju kanë zvogëluar fondet nga Shtetet e Bashkuara dhe ne tash vijmë në një situatë ku ndaj neve fillojnë sanksionet. Jemi në një pozicion ku duhet të respektohet qëndrimi i Shteteve të Bashkuara”, ka thënë Tahiri.

Në anën tjetër, Lekaj i AAK-së ka mbrojtur qëndrimin e kryeministrit Ramush Haradinaj se taksa s’duhet të hiqet e as të pezullohet siç ka propozuar PDK-ja.

“Nuk hiqet taksa dhe as nuk pezullohet dhe mendoj që është vendim i drejtë”, theksoi ai.

Në këtë pikë, Lekaj tha se AAK e PDK kanë dallim substanciale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat