Bekteshi: Masa në Maqedoni, nëse mallrat serbe hynë nga ne

Aktuale

Bekteshi: Masa në Maqedoni, nëse mallrat serbe hynë nga ne

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 23:25
Kreshnik Bekteshi

Ministri i Ekonomisë në Maqedoni, Kreshnik Bekteshi, ka paralajmëruar masa në këtë shtet në rast se konfirmohet ashtu siç ka thënë Ministri i Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikimit në Qeverinë e Serbisë, Rasim Lajiq, se “mallrat serbe ripaketohen në Maqedoni dhe hyjnë në Kosovë”.

Ai ka folur të enjten në një intervistë në “55 minuta” te RTK3.

“Që nga nesër ne do t’i bëjmë të gjitha masat, me të vetmin qëllim, që të shohim, se a ndodhë kjo veti a jo. Nëse konfirmohet që ka ndodhur, ne me siguri se do të marrim masa. Maqedonia ka marrëdhënie të shkëlqyeshme me Kosovën dhe ne përditë mundohemi që të lehtësojmë shkëmbimet tregtare”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat