A mund të mbrohet rrëfimi i luftës për Kosovën, flet ish-prokurori i Hagës

Aktuale

A mund të mbrohet rrëfimi i luftës për Kosovën, flet ish-prokurori i Hagës

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 23:40
Geoffrey Nice

Geoffrey Nice, ish-prokurori i Tribunalit të Hagës, në një intervistë ekskluzive në Zona e Debatit ka treguar se a mund të mbrohet rrëfimi i luftës së Kosovës kundër rrëfimit të Dick Martyt.

Nice ka thënë se roli i proceseve gjyqësore në shkrimin e historisë është i pashmangshëm.

“Roli, nëse ka ndonjë, i një procesi gjyqësor në shkrimin e historisë është kontravers dhe jo gjithmonë i sigurt”.

“Gjykatësit do të thonë gjithmonë se ne nuk jemi duke rishkruar historinë por vetëm po japim gjendjen. Megjithatë ajo çfarë ata vendosin ka ndikim në percepsionin e historisë, tek ata që më vonë e lexojnë”.

Ai ka deklaruar po ashtu se nëse pas përfundimit të një konflikti nuk ka procese gjyqësore atëherë historia shkruhet nga fituesi.

“Ju arrini këtë pozitë kur keni konflikt, përfundon ai konflikt dhe nuk ka gjykime atëherë shkrimi i historisë së këtij konflikti nga gazetarët, historianët dhe nga propaganda ndonjëherë, shumë shpesh janë fituesit ata që e shkruajnë historinë dhe kjo histori pastaj pranohet”.

“Nëse shikoni nëpër botë, dështimi për të dënuar njerëzit p.sh lufta e Vietnamit ku Amerika nuk është vënë në gjyq asnjëherë, e shihni se historia e rasteve në të dyja anët po humb pa përforcimin e një vendimi gjyqësor”.

“Pra, a ka proces gjyqësor ose jo është shumë me rëndësi për faktin se si një shtetas e sheh historinë e vet edhe pse gjykatësit thonë se nuk jemi këtu për ta rishkruar historinë”.

Sipas ish-prokurorit të Tribunalit të Hagës vazhdimi i Gjykatës Speciale mund ta dëmtojë të kaluarën e Kosovës.

“Dëshmia në rastin e Millosheviqit dhe Millitunoviqt ka dhënë shumë dëshmi për ata që duan të krijojnë mendim për këtë”.

“Kjo tani po mbulohet nga një akuzë e vogël por shumë e fortë e trafikimit të organeve dhe mbajtjes në jetë të një faji të mundshëm të shqiptarëve të Kosovës ndaj Serbisë”.

“A mund të korrigjoni ndonjë mosmarrëveshje të historisë që kjo Gjykatë mund ta sjellë? Fillimisht nëse bëhet e qartë se akuza për trafikimin e organeve është e zbrazët dhe Gjykata e njeh jo me fjalë që ka dyshime por një ‘jo’ të thjeshtë atëherë kjo do ta qartësonte këtë pozitë”.

“Vazhdimi i Gjykatës ka gjasa të dëmtojë historinë tuaj dhe atë se çfarë ka ndodhur. Pikëvështrimi im joprofesional është se shtetet duhet të marrin përgjegjësi për ta shfaqur veten”.

“Serbia është treguar e mençur dhe e ka ditur që nga fillimi se Gjykata mund të jetë e dëmshme për historinë e saj”.

“Serbia e ka ditur çfarë mund të ndodhë me historinë dhe pozitën e saj ndërsa Kosova nëse dëshiron të ketë një dëshmi të saktë të historisë së saj duhet t’i njohë rreziqet e kësaj Gjykate dhe duhet të marrë masa për të dhënë dëshmitë e veta”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat