Daçiqi kritikon Haradinajn: Në vitin 2005 kemi pas ofertë nga BE për ndarjen e Kosovës

Aktuale

Daçiqi kritikon Haradinajn: Në vitin 2005 kemi pas ofertë nga BE për ndarjen e Kosovës

Nga: F.B. Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 09:15
Ivica Daçiq

Shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq ka theksuar se nuk do të ketë marrëveshje me Prishtinën, sepse shqiptarët nuk duan, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota sot”.

Kjo gazetë citon Daçiqin të ketë thënë se “caktimi i kufijve nuk është ide nga dje, por për të flitet tash e disa vite dhe se në vitin 2005 Serbia ka pasur ofertë nga bashkësia ndërkombëtare për ndarjen e Kosovës”.

"Duhet të udhëheqim politikë të mençur. Jam i sigurt se Prishtina këtë nuk do ta pranoj, por ata do të jenë përgjegjës", ka thënë Daçiq dhe ka shtuar se ShBA angazhohet më së shumti për arritjen e një marrëveshje.

Ai shton se “ata e duan këtë sepse e kanë parë se gjërat nuk kanë përfunduar. Ende flasin për 116 vende që kanë pranuar Kosovën, kjo është gënjeshtër. E gjithë ajo krijesë është bazuar në rrenë dhe krime", potencoi ai.

"Gjermania dhe Britania e Madhe në prapa skenë e mbështesin që mos të hiqen taksat ndaj mallrave serbe", thotë Daçiq, ndërkohë në skenë ndërrojnë rolet.

"Ndokush mendon se Haradinaj është trim, por ata nuk bëjnë asgjë pa mbështetje të jashtme. Në këtë rast Amerika po ju rrëshqet nën këmbë dhe po iu kthehet tjerëve. Amerika nuk do të lejoj që Serbia të jetë konstruktive, ndërsa Kosova të jetë keq, sepse kjo rrëzon konceptin e tyre", shprehet Daçiq.

Daçiq ka thënë se “Ballkani gjithmonë ka qenë fuqi baruti, por dikush nga jashtë ka ndezur fitilin”.

Serbia është dashur të mësoj nga kroatët dhe sllovenët që shkatërrimin e Jugosllavisë e shfrytëzuan për interesa të veta. " ne serbët dëshirojmë të flasim, e most ë bëjmë asgjë", thekson Daçiq.

"Heshtni dhe punoni, për atë duhet të kemi plan. Ai që gërmohet në gjoks asnjëherë nuk do bëjë asgjë”, tha Daçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat