“Përmes Baton Haxhiut-Stanishiqit u fuqizua UDB-ja në Kosovë dhe Shqipëri” - Bota Sot
“Përmes Baton Haxhiut-Stanishiqit u fuqizua UDB-ja në Kosovë dhe Shqipëri”

Aktuale

“Përmes Baton Haxhiut-Stanishiqit u fuqizua UDB-ja në Kosovë dhe Shqipëri”

Nga: N.Sh Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 09:27
Foto ilustrim

Politologu Faik Krasniqi thotë se, përmes Baton Haxhiut në Kosovë dhe Shqipëri është fuqizua UDB-ja.

Sipas tij, plani i UDB-së po realizohet nga Baton Haxhiu për ndarjen e Kosovës.

Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, shprehet se, Haxhiu shumë politikanëve ua ka zënë bishtin me derë.

Ai thotë se, Haxhiu ka në grusht dhjetëra politikanë dhe përmes tyre mbahen peng miliona shqiptar.

Ja postimi i plotë:

Kur Baton Haxhiu-Stanishiqi ta bën faktorin në Kosovë dhe Shqipëri, dhe mijëra të tjerë i duartrokasin. I lumtë Batonit, sepse përmes tij dhe me aminin e disa politikuajve në Kosovë e Shqipëri u fuqizua UDB-ja. Po realizohet plani i postierit te UDB-se për ndarjen e Kosovës, me ndihmën e atyre qe i rrinë gatitu. Ky postier i UDB-se ua ka zënë bishtin me derë shumë politikanëve në dy shtetet shqiptare, sepse dalin në shesh bashkëpunimet e tyre me UDB-në. Një njeri ka ne grusht me dhjetëra politikanë, dhe përmes tyre mbahen peng miliona shqiptare. Ky është Baton Haxhiu, postier i UDB dhe Jovica Stanishiqit, dhe këta janë politikanet tanë në Prishtinë dhe Tiranë!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...